Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se paraqitja e sotme e Kosovës në Bruksel në takimin me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ishte më e dobëta ndonjëherë.
Sot me Mogherinin u takuan anëtarët e ekipit negociator me në krye Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin, ndërsa sipas Hotit ky ekip është thjesht dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të PAN-it.
“Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitim dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme. Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN. Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona”, ka thënë ai.
Hoti ka shkruar në Facebook se asnjëherë më parë “nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip ‘negociator’ dekorues”.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...