Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se do të zhvilloj një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ky takim që do të ketë vetëm një temë diskutimi, dialogun me Serbinë që do të zhvillohet vetëm pas përfundimit të takimeve të Hotit me ambasadoret e Quintit.
Kështu tha vetë Hoti në një takim që pati në Akademinë e Shkencave ku prezantoi platformën për dialogun Kosovë-Serbi.
” Në thelb të kësaj platforme është ndërtimi i konsensusit shtetëror ndërinstitucional. Na duhet konsensus shtetëror që nënkupton një Kuvend që mbikëqyr punën e dialogut, një Kryeministër që e përfaqëson k Kosovën dhe një president që është në kuadër të statusit të tij. Unë edhe po të doja nuk mund t’i bartë kompetencat kushtetues tek ndonjë tjetër. Pas konsultimeve që i kemi bërë me liderët politik dhe pas takimit me ambasadoret e Quintit unë do të kërkoj të kem një takim me presidentin. Lidhur më asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Qeverinë Mustafa kemi bërë një punë të mirë. Kemi thënë se statusi i asociacionit do të diskutohet vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetues. Nuk do të ketë më kompromise”, ka përfunduar ai.
Gjatë këtij takimi, politikanët kosovarë janë kritikuar kryetari i Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja në raport me dialogun me Serbinë.
Kraha tha se ‘faktori i Kosovës nuk mund të paraqitet i ndarë, dikush të thotë të bëjë diskutim me BE e dikush tjetër jo. Kjo nuk guxon të ndodh”./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë