Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, thotë se thirrjet që po u bëhën opozitës për t’u bërë bashkë në dialogun me Serbinë nuk janë të sinqerta.
Sipas Hotit, koalicioni qeverisës dhe Partia Socialdemokrate thirrjen për t’iu bashkuar në negociatat me Serbinë, e kanë kthyer në akuzë.
“Në javët e fundit, thirrjen për unitet në dialogun me Serbinë, koalicioni PAN-PSD e ka kthyer në akuzë djallëzore kundër opozitës. Kjo qasje nuk është e sinqertë dhe as e dobishme për shtetin e Kosovës, përkundrazi”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Gazeta Express.
Shefi i GP të LDK’së ka shtuar se janë pro dialogut, por kundër formatit të tij të tanishëm.
“Të mos i ngatërrojmë gjërat. Ne, si gjithmonë, e përkrahim dialogun me Serbinë gjithnjë duke marrë për bazë Kushtetutën. Por, ne nuk do të pranojmë që formati i ekipit të dialogut ta dëmtojë thelbin e demokracisë dhe kushtetushmërisë në Kosovë. Kosova duhet të ketë qeveri që flet në emër të shumicës së qytetarëve në adresimin e të gjitha çështjeve”.
Thirrjet e koalicionit qeverisës dhe PSD’së që ‘të merren me Serbinë dhe jo njëri-tjetrin”, Hoti thotë se janë tentativa për të mbuluar dështimet e tyre.
“Uniteti i cili po pretendohet të arrihet me logjikën “të merremi me Serbinë, jo me njëri tjetrin” është parullë e koalicionit PAN që ka qëllim ta amortizojë veprimtarinë opozitare dhe mbulojë dështimet e veta”
Sa herë që ne bëjmë punën tonë opozitare në mbikëqyrje të qeverisë dhe evidentim të dëmeve që po i bëhen shtetit nga kjo qeveri jo legjitime, koalicioni PAN e përdor dialogun me Serbinë për ta zhvendosur vëmendjen nga dështimet e tyre dhe për ta eklipsuar mungesën e efikasitetit qeveritar.
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj