Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarët e komunave për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj Covid-19, transmeton arbresh.info.
Pas këtij takimi ku u diskutua mbështetja financiare e komunave për të menaxhuar situatën me Covid-19, Hoti deklaroi se nuk do të ketë lehtësim të masave pasi që situata nuk po shkon duke u stabilizuar.
“Kemi diskutuar për rifillimin e vitit të ri shkollor dhe mbështetjen financiare të komunave për të menaxhuar situatën për Covid-19. Në arsim duhet të kemi kujdes më të shtuar ngase pastërtia luan rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit dhe kërkon kujdes të veçantë. Nuk mund të flasim për lehtësim të masave, përderisa kemi shtim në numrin e rasteve.”, ka thënë Hoti.
Ai më tej ka shtuar se janë duke u bërë përgatitjet maksimale që mësimi të fillojë në shkolla./arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...