Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur me veprimet e partnerit të koalicionit qeverisës rreth mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të kësaj partie në takimet e kryeministrit Avdullah Hoti, në procesin e dialogut.
Ai në Debat Plus ka thënë se nuk është në rregull të shkojë Hoti në takime me koordinatorin shtetëror për dialogun Skender Hysenin dhe jo me njerëz të AAK-së, me të cilën LDK-ja është në koalicion.
“Nuk është në rregull që Hoti të hyjë në takim pa një përfaqësues të AAK-së. Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se është negociuar në kohën kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, me të cilën AAK-ja është në koalicion qeverisës.
“Ne duhet të shkojmë në bazë të Kushtetueses. Marrëveshja për asociacionin ka pasur klauzolë. Gjykata Kushtetuese ka marrë një detyrë për interpretim me kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga”, është shprehur ai.
Haradinaj ka folur edhe rreth dorëheqjes së Albin Kurtit nga posti i kryeministrit në muajin mars, duke thënë se kreu i Vetëvendosjes është dashur t’iu shkojë temave deri në fund.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...