Sot, Kosova shënon 21 vjetorin e çlirimit.
Me rastin e kësaj dite kryeministri i vendit, Avdullah Hoti gjatë vizitës që i bëri ish-burgut të Prishtinës tha se është ndjenjë e veçantë kur hyn prej një qelie në tjetrën duke dëgjuar rrëfime.
“Është ndjenjë e veçantë kur hyn prej një qelie në tjetrën duke dëgjuar rrëfime nga ministria Dumoshi duke rrëfyer për familjaret e vet. Ju përgëzoj te gjithëve qe janë bashkë me neve t’i ndarë përjetimet e tyre”, tha ai.

Ministria, Vlora Dumoshi tha se ish të burgosurit do të mbesin bazament për popullin e Kosovës.
“Sot jam me shumë të burgosur të cilët do të mbesin bazament për popullin e Kosovës. Ne e kemi parapa që këtë ditë ta hapim për vizitoret. Ky burg është hapur në kohën me të keqe të Rankoviqot. Ky burg flet për historin e popullit tonë”, tha ajo./arbresh.info/
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...