Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e sotme ka propozuar që tash e tutje të ndryshoj dita e mbajtjes së mbledhjeve.
Hoti ka kërkuar që mbledhjet të mbahen çdo të mërkurë, shkruan arbresh.info.
Sipas tij afati për dorëzim e pikave nga ministrat është dita e mërkurë.
“Mbledhjet e Qeverisë deri tani kemi pas çështje urgjente dhe na është dashtë që brenda 1 ose 2 ditësh t’i përgatisim. Plani im është që mbledhjet e Qeverisë të mbahen të mërkurave, ju si ministri i dorëzoni pikat deri të mërkurën, ato shqyrtohen deri të premten dhe të premten e keni rendin e ditës”, ka thënë ai./arbresh.info/
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...