Ish-kryeministri i Kosovës njëherish edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nga viti 2016 e deri në vitin 2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro në aplikime për viza shengen nëpër ambasada.
Hoti, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se duhet të marrin përgjegjësi ata që i vonuan vizat nga viti 2016, duke aluduar për partinë në pushtet.
“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të fundit të BPRG të tetorit 2022). Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...