Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka deklaruar pa bisedime nuk ka marrëveshje me Kosovën, duke shtuar se “edhe pa marrëveshje, Serbia është mjaft e fuqishme ta vazhdojë ndërtimin e të ardhmes më të mirë”.
Këtij qëndrimi i është përgjigjur Rexhep Hoti, nënkryetar i PDK-së, i cili në një prononcim për Klan Kosovën ia ka rikujtuar Vuçiqit se Kosova “është ngritur mbi dhembjet e veta dhe e ka pranuar dialogun”.
Sipas tij, deklarimi i Presidentit të Serbisë se është deklaratë kthese, sepse:
“E para, për Republikën e Kosovës kjo çështje ka qenë gjithmonë e ditur, e pritur dhe normale.
Dialogu me Serbinë ka qenë në shërbim ekskluziv të Serbisë sepse Republika e Kosovës s’është dashur të bisedojë me pushtuesin pa u plotësuar disa kushte elementare. Mirëpo, në emër të fqinjësisë së mirë, Republika e Kosovës është ngritur mbi dhembjet e veta dhe e ka pranuar dialogun.
E dyta, dialogu nuk është domosdoshmëri për Republikën e Kosovës, mirëpo është mundësi e mirë për fqinjësi të mirë;
E treta, taksa 100 për qind vërtetoi se Republika e Kosovës u çlirua prej Serbisë nga ana ekonomike tash e jo më 17 shkurt 2008. Serbia pas luftës mori nga Kosova mbi 18 miliard euro;
E katërta, rruga e Kosovës për në Europë nuk kalon nga Beogradi e as nga Brukseli, por kalon nga qytetërimi i saj;
E pesta, me apo pa marrëveshje me Serbinë, Republika e Kosovës është Roja e Fundit e Perëndimit. Ky është fati i saj”, është shprehur Hoti.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...