Ministri i Financave Avdullah Hoti ka diskutuar sot me komunitetin e biznesit për pakon fiskale 2.0 . Ai sot është takuar me Shoqatën e Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, në një diskutim publik të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Hoti duke prezantuar masat e Pakos fiskale 2.0, të cilat janë aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar, se MF-ja është në fazën e konsultimeve me të gjithë akterët për politikat e reja fiskale.
Andaj, qëllimi i këtij takimi, sipas tij, është që të prezantojnë para juve masat e Pakos Fiskale 2.0 të cilat janë aprovuar në parim nga Qeveria, masat tjera që i janë shtuar kësaj liste pas konsultimeve me komunitetin e biznesit, si dhe të marrim nga ju sugjerimet shtesë për këtë pako.
Ndërsa, përfaqësuesit e Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës vlerësuan lart këtë praktikë të Qeverisë së Kosovës që para finalizimit të politikave të reja fiskale të diskutojë me komunitetin e biznesit dhe gjithë akterët tjerë në këtë proces, me qëllim të krijimit të një klime sa më të mirë të të bërit biznes në Kosovë. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët për informim përmes një komunikatë për media.
Në kuadër të diskutimeve dhe propozimeve të tyre, ata kërkuan ndryshimin/plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm, përkatësisht korrigjimin e Nenit 2 dhe të Nenit 3 pika 1.8 të këtij Udhëzimi, si dhe trajtimin e kërkesave tjera të tyre përmes këtij Udhëzimi. Me këtë rast Hoti gjithashtu shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave që të diskutojë mundësinë e plotësim/ndryshimit të Udhëzimit Administrativ për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm.
Në këtë takim morën pjesë edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Nahit Sharku, kryetari i Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës Enver Pakashtica si dhe anëtarë tjerë të Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës.
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...