Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur disa nga problemet ekonomike me të cilat, sipas tij, po përballet vendi, duke përmendur nër to rritjen e tatimit në pronë, rritjen e energjisë elektrike, nivelin e ulët të investimeve e të tjera.
Hoti, në një postim në Facebook, ka shkruar se askush nuk po flet e as nuk po merret me zhvillim ekonomik dhe punësim.
“Si u katandisëm kështu?!”, shkroi ai.
“Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%; nga prilli rritet energjia me 15%; çmimet e konsumit mbesin të larta; investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vit; rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin; kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka bord; Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa guvernator; investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...