Qytetarë të shumtë, familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosajt.
Homazhet janë mbajtur në hollin e pallatit “Jusuf Gërvalla”, në Deçan. Derisa së shpejti nis mbledhja komemorative në sallën e po këtij pallati.
Fetnete Ramosaj ka qenë aktiviste e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë.
Ramosaj po ashtu ishte pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare.
Ajo ndërroi jetë të premten, ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në orën 14:00, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.




Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë