Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me shqetësim të madh është duke e ndjekur punën dhe angazhimin e Komisionit shtetëror për vendosjen vijës kufitarë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Sipas një komunikate, kryesia e LHK “Ali Hadri”dega në Deçan, i bën thirrje kreut të Komisionit shtetëror të Kosovës, Prof.dr.Murat Meha, që të mos hedh nënshkrim në një marrëveshje që se ka legjitimitetin e qytetarëve të Rugovës dhe të Kosovës.
“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se vendosja e vijës kufitarë në gjendjen e paraqitur është shkelje e rendë e moralit kombëtare dhe profesional. Ne, i bëjmë thirrje faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar që të ndërhynë në zgjidhje e kësaj çështje dhe të mos lejohet eskalimi i situatës së përgjithshme në rajonin e Rugovës. Kryesia e LHK “Ali Hadri”dega në Deçan, i përkrah fuqishëm përpjekjen e popullsisë së rajonit të Rugovës për mbrojtjen me çdo kusht të pronave të tyre”, thuhet në komunikatën e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...
Tragjedi në Amerikë: gjashtë të vrarë nga një konflikt famil...