Tashmë vegjetacioni është në përfundim për shumicën e kulturave perimore dhe pemëtare, përfshirë edhe rrushin. Rreziku i paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve është në shkallë më të ulët krahasuar me periudhën e vegjetacionit të plotë.
Të dhënat e grumbulluara nga IPKO – Stacionet Agrare, janë të bazuara në parametrat ekzistues klimatik dhe si te tilla paralajmërojnë për rreziqet sikur në periudhën e vegjetacionit të plotë. Kjo është edhe një përparësi për fermerët që pranojnë informatat nga IPKO – Stacionet Agrare, pasi do të jenë të përgatitur për ndërmarrjen e masave mbrojtëse për kulturat e tyre perimore ose pemtare.
Të dhënat e ditëve të fundit, përputhen me kushtet që favorizojnë Hirin (sipas Modelit Gubler) dhe Kancerin e qafës së rrënjës tek kultura e dredhëzës. (Luleshtrydhes).

Kultivimi i dredhëzës përcillet me presion nga sëmundjet e përmendura, të cilat favorizohen kur temperaturat aktuale të ajrit përcillen me nivelin e lagështisë çfarë është regjistruar në Llugaxhi të Lipjanit. Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë nëse plantacionet janë bërë në zonë me depresion – nivele të ulëta relievi.
Meqenëse jemi në fazën e ngritjes së plantacioneve të reja por edhe të mirëmbajtjes së plantacioneve ekzistuese, rekomandohen konsultime me ekspertët e fushës për masat mbrojtëse.
REKOMANDIM: Plantacionet e reja të ngritën në terrene me ekspozim diellor, të drejtuara nga lindja dhe me rrymime ajri. Kurse plantacionet ekzistuese të trajtohen sipas rekomandimeve të ekspertëve për mbrojtjen e bimëve.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...