Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini SH.A ka njoftuar për një problem teknik të paraqitur në pajisjet për klorimin me gaz në Burimin e Istogut.
Sipas komunikatës zyrtare, është evidentuar një defekt në sistemin e klorit të gaztë, i cili ka rezultuar me emetim të klorit në ajër. Megjithatë, kompania siguron se nuk ka asnjë rrezik për qytetarët apo për cilësinë e ujit të pijshëm në këtë komunë.
Flamur Arifaj, Menaxher i Njësisë Operative në Istog, ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe po punohet për riparimin e pajisjeve
“Uji i pijshëm është testuar në dy lokacione të ndryshme dhe rezultatet kanë dalë brenda vlerave të lejuara. Nuk ka vend për panik.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Komuna e Istogut, ku bëri të ditur se defekti është identifikuar dhe riparuar menjëherë nga ekipet kompetente. Uji i pijshëm nga burimi i Istogut është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa furnizimi me ujë po vazhdon normalisht./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Defekt teknik në rrjetin e ujit në Istog, Komuna: Gjendja nën kontroll
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...