Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në lagjen Qabrat të Gjakovës, mbrëmjen e së enjtes.
Rasti është raportuar nga një punëtor i pishinës, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar.
“Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./Arbresh.info
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...