4 prej 5 ish- kandidateve për Kryeprokuror të Shtetit, Imer Beka, Shyqyri Syla, Metush Biraj, Laura Pula janë duke u hetuar për shkelje të ndryshme të ligjit dhe Kodit të Etikës. Ata në mënyrë të tërthortë thonë se hetimet ndaj tyre mund të jenë hakmarrje për tërheqjen e tyre nga gara e të parit të prokurorisë së shtetit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe njëri prej ish-kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, Imer Beka thotë se është në dijeni për procedurën disiplinore ndaj tij për një përgjigje ndaj deklaratave të pamatura të kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi. Beka për portalin arbresh.info thotë se në përgjigjen e dhënë kryetarit të themelores nuk ka bërë asnjë vepër disiplinore.
“Nuk e di a është koincidencë, apo ka të bëj me tërheqjen tonë nga konkursi për kryeprokuror. Mendoj se gati krejt kandidatët për kryeprokuror janë në procedurë disiplinore. Sa ka argumente për zhvillim të këtyre hetimeve do ta shohim”, është shprehur Beka.
Edhe ish-kandidati tjetër për kryeprokuror të Shtetit Shyqyri Syla, pranon se po hetohet nga ZPD për shkelje Disiplinore. Prokurori Syla po hetohet për shkak që siç shprehet ai gjoja ka shkelur Kodin e Etikes, pasi që ka kërkuar të ketë qasje në shkresat e lëndës në çështjen penale të të dyshuarit Gani Geci nga prokurorja Vahide Badivuku, e drejtë, kjo të cilën ai thotë se ia garanton ligji dhe aktet tjera ligjore. Prokurori Syla e quan këtë një përzierje të ZPD-së në kompetencat e tij si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe një tendencë për të shantazhuar dhe kontrolluar kryeprokurorët dhe prokurorët.
“E gjithë kjo ka ndodhur në Kohën kur unë isha kandidat për Kryeprokuror të Shtetit dhe në kohën kur unë jam tërhequr nga kjo kandidature. Nuk mund të them që është një hakmarrje për shkak të tërheqjes sime nga kjo kandidature, pasi që këtë nuk e kanë bëre kundër kandidatet e mi, por se a ka qenë kjo zyre e ndikuar nga dikush, për këtë le të përgjigjet Drejtori i ZPD-se dhe stafi i tij”, është shprehur prokurori Syla për arbresh.info. Ndërsa ish-kandidati tjetër për të parin e prokurorisë së shtetit prokurori Metush Biraj, përveç faktit që pranon se po hetohet për shkelje disiplinore, nuk pranon të flas më shumë për këtë çështje
“Nuk dua të jap asnjë koment për këtë çështje, sepse nuk është në etikën time të jap deklaratë në këtë fazë’, ka thënë ai përmes telefonit.
Drejtori i Zyrës së Prokurorit disiplinor Zef Prendrecaj, ka konfirmuar se hetimet që kjo zyrë është duke i bërë ndaj këtyre prokurorëve.
“Për tre prokuroret e parë për të cilët Ju pyesni, ZPD ka filluar hetime (në një nga rastet e hapura prej tre prokurorëve, ZPD i ka përfunduar hetimet dhe ka rekomanduar fillimin e procedurës disiplinore në KPK, kurse ndaj të dy të tjerave është duke vazhduar procedura hetimore disiplinore)”, është shprehur Prendrecaj për arbresh.info, përmes e-mailit elektronik.
Hetimet ndaj këtyre prokurorëve kanë filluar për dyshimet për sjellje të mundshme të pahijshme. Prendrecaj s’ka dhënë detaje për arsyet e hetimit të këtyre prokurorëve. I pari i ZPD ka mohuar të që kjo zyrë ndonjëherë ka bërë ose bënë drejtësi selektive, duke thënë se ky institucion është i pavarur dhe nuk ndikohet nga askush.
Ndërsa kryeprokurori Aleksander Lumezi thotë se nuk ka gisht në gjithë këtë.
“Ju informoj se kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, si kryeprokuror i Shtetit asnjë lëndë nuk e ka dërguar në Zyrën e Prokurorit Disiplinor. Hetimet e prokurorëve për vepra disiplinore janë në kompetencë të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, i cili është institucion i pavarur”, është shprehur zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit Liridona Kozmaqi për arbresh.info.
Në përgjigjen e Prokurorisë së Shtetit thuhet se Kryeprokurori i Shtetit nuk e ka favorizuar asnjë prokuror dhe nuk do ta favorizoj asnjëherë, si dhe nuk është në kompetencë të Kryeprokurorit të Shtetit që të bëjë lëvizjet në detyrë të prokurorëve, por e komisioneve për emërim dhe e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ndryshe, Shyqyri Syla, Laura Pula, Metush Biraj dhe Imer Beka ishin tërhequr nga gara për kryeprokuror të Shtetit, duke lënë në konkurrencë vetëm dy kandidatët Aleksandër Lumezi dhe Agron Galanin, i cili po ashtu u tërhoq nga gara duke e lënë Lumezin të vetëm. Katër kandidatët e parë të tërhequr kishin deklaruar për komprometim të procesit në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kishin akuzuar anëtarët e Këshillit për njëanshmëri./G.Lushi/Arbresh.info/
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...
15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë
“Deshu”, Fjolla e nervozuar me fjalët e Edit: A po don ai pu...
Mbretëria e Bashkuar ofron 600 milionë paund për forcimin e ...
Përmbyset varka, 14 egjiptianë humbin jetën në Kretë
“Më funksionale”, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ridizajnon we...