Heshtja e PDK-së shkak i rezultateve të 11 qershorit

12:48 | 14 Qershor 2017

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së Partia Demokratike e Kosovës PDK-ja së bashku me partitë në koalicion është fituese e zgjedhjeve duke marrë 33% të votave apo 41 deputetë, shkruan arbresh.info

Të dielën pas daljes së disa rezultateve ku PDK-ja radhitej si  partia e parë  filluan festime në sheshin “Skënderbe”, por nga ajo ditëPDK-ja është e heshtur jo si jemi mësuar ta shohim më parë ku fitorja e tyre bënte jehonë gjithandej.

Lidhur me këtë analistët në një prononcim për arbresh.info kanë thënë se heshtja e PDK-së vjen si pasoj e rezultateve të arritura pasi që kjo parti ka rënë dukshëm. Sipas tyre organizimi i Vetëvendosjen po e bënë PDK-në ta humb lojën në  territor të saj.

Analisti dhe njohësi i drejtësisë Muhamet Kelmendi në një prononcim për Arbresh.info tha se PDK-ja  së bashku me partnerët e saj kanë rënë dukshëm në këto zgjedhje.

“Heshtja  e PDK-sëkuptohet se vjen nga gjendja e krijuar dhe nga rezultatet e arritura ne zgjedhje. PDK dhe koalicioni rreth këtij  subjekti kanë rene dukshëm ne zgjedhje. Edhe pse dolën si subjekte  të para me koalicion, ndërtimi i qeverise nga ky koalicion është i rëndë. Nuk pritet që çështja të zgjidhet. Duhet të presim që tëkalojnë afatet e përcaktuar me norma kushtetuese dhetë gjitha na shpijnë neve në zgjedhje tëjashtëzakonshmepër Kuvendin e Kosovës” tha Kelmendi.

Ndërsa analisti Dardan Islami tha se heshtja e PDK-sëështëlojë e Kadri Veselit për ta analizuar situatën,  por organizimi i Vetëvendosjen po e bënë PDK-në ta humb lojën në  territor të saj.

“PDK-në në asnjë moment nuk e gjen të  papregaditur para situatave, ata parashikojnë dhe analizojnë te gjithëskenarët e mundshëm gjate planifikimit, kjo ishte arma e tyre e fshehte. Këtë metode të organizimit përfundimisht po e aplikon e vetmja Vetëvendosja  parti kjo e strukturuar si PDK, tash e sa kohe, dhe kjo analize, planifikim,organizim po e bënë  PDK-në  ta humb lojën në terrenin e saj, pra Vetëvendosja diti ta godas në pika tëdobëta” tha Islami.

Rezultatet preliminare renditin Levizjen Vetëvedosje të dytën, dhe koalicionin LDK-AKR të tretët më të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin  e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara