Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së Izraelit.
Haradinaj ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar, shkruan Arbresh.info.
Ai shtoi se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nga Izraeli është një akt që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy popujve, shkruan Arbresh.info.
“Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë, një hap që kontribuuoi në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve. Sot, kur po festojmë Ditën e Pavarësisë së Shtetit të Izraelit, po shënojmë edhe një të arritur, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, një akt që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy popujve tonë.”, ka shkruar kreu i AAK-së.
“Urime Dita e Pavarësisë, Izrael!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira