Hekuran Gashi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka paralajmëruar për rrezikun që, sipas tij, i kanoset funksionimit të shtetit për shkak të mungesës së buxhetit dhe vonesave në formimin e qeverisë.
Ai theksoi se nëse deri në atë kohë nuk formohet qeveria, pasojat do t’i ndiejë çdo qytetar. Sipas tij, buxheti prej 4 miliardë eurosh ka mbetur peng, pasi opozita nuk e ka votuar në kohën e duhur.
“Duhet me folë hapur shteti po rrezikon të mbetet pa kuletë. Data 28 shkurt 2026 është dita kur ligjërisht harxhohet mundësia e fundit që shteti të funksionoj pa buxhet. Nëse deri atëherë nuk do të kemi qeveri pasojat do t’i ndejë secili prej nesh. Buxheti prej 4 miliardë euro mbeti peng se sepse opozita nuk e votoi kur ishte koha. Nuk kemi kohë më humbë më pazare e koalicione të vjetra që zvarriten me muaj. Na duhet një qeveri me shumicë komode mbi 50 %që i kryen punët shpejtë e pa u kushtëzuar”, tha ai./Arbresh.info
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...