Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri ka folur rreth akuzave të Speciales ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në Debat të RTK ka thënë se shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte në Kosovë, por krijimi i Speciales në Hagë ka ardhur për shkak të dështimit të sistemit tonë të drejtësisë.
“Ne të gjithë e dimë se jemi të pafajshëm. Dhomat e Specializuara janë krijuar për shkak të dështimit të sistemit tonë të drejtësisë, pasi nuk kemi arritur të mbrojmë dëshmitarët”, është shprehur Haziri.
Ai tha se Gjykata Speciale është instanca e fundit që duhet ta mbyllë kapitullin e luftës.
“Kam thënë se Kosova duhet të pastrohet, lufta duhet të pastrohet pasi që 15 vjet jemi duke u marrë më këtë. Lufta duhet të lahet me drejtësi dhe kjo tash duhet të mbyllet”, ka thënë Haziri.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...