Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se janë duke punuar me Lëvizjen Vetëvendosje me grupet punuese në mënyrë që kur të vjen puna të bisedimet konkrete liderët t’i kenë më të lehta që t’i zhvillojnë ato.
“Që ka moratorium në këtë proces, nuk ekziston”, ka thënë Haziri për raportimet e sotme se bisedimet kanë stagnuar.
“Kërkesat e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe EPP, Brukseli, sot delegacioni gjerman dhe shtetet e QUINT-it kanë qëndrim të njëjtë: krijim të qeverisë sa më shpejt Kërkojnë qeveri të pastër, me njerëz pa të kaluar penale, që është parimi kryesor edhe i kësaj qeverisje dhe nuk e kemi problem asnjëra palë”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.
Ai në Analiza Zgjedhore ka thënë se negociatat nuk kanë shkuar në stadin që të flitet për ndarjen e pozitave.
“Ne shkojmë me një program të detajuar dhe të operacionalizuar në zbatim. Çështjet si dialogu, është e definuar se Kryeministri do t’i udhëheq bisedimet, formati, agjenda dhe periudha kohore po formohet nga ana e të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell, ku Kosova nuk mund të lëvizë shumë. Një marrëveshje pa njohje reciproke është e paimagjinueshme”.
“Ajo që po shohim ne nuk është “Finale e madhe”, por “Gjysmëfinale e madhe” por që çon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse domosdoshmërisht”.
Haziri ka thënë se roli i kandidates së tyre për Kryeministre në qeverinë e re, ku Kurti do të ishte Kryeministër nuk është definuar.
“Vjosa ende trajtohet si e nominuar për Kryeministre sepse nuk ka përfunduar procesi. Ju siguroj se përfaqësimi i saj në emër të LDK do të jetë puro politik dhe në përfaqësim sa më të lartë në institucionet e vendit. Nuk besoj që kemi ndërtuar një profil çfarë e ka sot për një post ministror”.
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...