Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është i gatshëm të japë votën për kryetarin e Kuvendit, por vetëm nëse e konsideron të nevojshme dhe pa kushte politike.
Ai ka theksuar se do të votonte edhe për Albulena Haxhiun, nëse është i bindur se është e nevojshme dhe nuk ka lidhje me marrëveshje të tjera politike.
“Nëse i duhet vota e 61, unë ia jap nesër për kryetarin e Kuvendit, kushdo që propozohet”, ka deklaruar ai në rtv dukagjini.
“Nuk kushtëzohet me raportet tjera. Kam guximin politik të dal dhe të votoj nëse besoj se duhet bërë kjo votë”, ka shtuar ai.
Ai theksoi se, nëse një deputet nuk mund të fitojë besimin e kolegëve të tij, kjo është një shenjë se askush nuk beson në kapacitetin e kreut të LVV-së për të udhëhequr.
“Me vetë faktin që prej 120 deputetëve nuk mundet me u gjet me besim me mirëbesim dikush që po ta jap votën se ty të besoj, tregon qartë se asnjë njeri nuk i beson në kapacitet që i përfaqëson ti sot. Së pari, nuk ka të bëjë emri i zonjës që është propozuar, sepse ajo është zgjedhur. Duhet t’i besosh propozuesit. Nuk i besoj dhe askush tjetër”, ka deklaruar Haziri.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...