Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot takime me nënkryetarin e Brukselit, Ahmed El Ktibi, me sekretarin gjeneral të Komitetit të regjioneve të Evropës, Jiri Burianek dhe përfaqësues të Departamentit për Zgjerim dhe atij për Bujqësi dhe zhvillim rural, njoftoi shërbimi për informim i komunës së Gjilanit.
Në takimin me nënkryetarin e Brukselit është biseduar për rikthimin e Gjilanit në mikroregjionin evropian, bashkëpunimin me qytetin e Brukselit në fushën e ambientit, efiçiencës së energjisë dhe urbanizimit.
Në takimin me sekretarin gjeneral të Komitetit të regjioneve të Evropës, Jiri Burianek, dhe kryetarit Haziri është folur për bashkëpunimin ndërkomunal GJPKT (mikroregjioni europian), infrastrukturën e përbashkët ndërkomunale dhe ndërkufitare.
Haziri ka biseduar me përfaqësues të Departamentit për Zgjerim për raportin e progresit dhe rolin e komunave të përmirësimin e standardeve.
Kreu i komunës së Gjilanit ka takuar edhe përfaqësuesin e Departamentit për Bujqësi dhe rural, John A. Clark, me të cilin ka diskutuar për rolin e komunave në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
“Gjilani si qendër regjionale mund të bëhet promotor i zhvillimit ndërkomunal për bu jqësi dhe zhvillim rural”, ka thënë Haziri, thuhet në komunikatë.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...