Me rastin e 18-vjetorit të rënies së dëshmorit, major Muharrem Ibrahimi, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lartë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithshme.
Haziri ka thënë majori Muharrem Ibrahimi ishte kryengritësi, i cili, na mësoi se si ta luftojmë padrejtësinë shekullore, deri në flijim.
“Duke qenë me profesion prej ushtaraku, dëshmori Muharrem Ibrahimi asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk u frikua t’i dalë përballë armikut, në vijën e parë të frontit. Ai, sikur edhe mijëra dëshmorë, na mësoi se si ta luftojmë padrejtësinë shekullore, deri në flijim. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, është shprehur Haziri.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...