Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka quajtur lajm të mirë kalimin nga zona e kuqe në të verdhë të komunës që drejton.
Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Gjilan 197 raste janë aktive ndërsa 53 në hospitalizim.
“Lajmi i mirë është që nga sot Gjilani kalon në shkallën e verdhë të emergjencave civile kundër pandemisë #COVID19. Gjatë ditës i kemi 12 të infektuar me virus, por 38 të shëruar. Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 7514 mostra, 2969 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2683 janë shëruar, 89 e kanë humbur betejën me virusin, 197 raste janë aktive, 53 në hospitalizim dhe 50 mostra në pritje. Ju lutem, respektoni masat e rekomanduara nga profesionistët, maska, distanca e higjiena, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së COVID-19”, ka shkruar Haziri.
Lajmi i mirë është që nga sot Gjilani kalon në shkallën e verdhë të emergjencave civile kundër pandemisë #COVID19. Gjatë…
Posted by Lutfi Haziri on Friday, December 18, 2020
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...