Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se akoma nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për referendumin serb.
“LDK-ja është në konsultime të brendshme dhe Grupi Parlamentar i saj po shqyrton të gjitha kërkesat dhe nevojat dhe në konsultim final kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të japë fjalën finale rreth pjesëmarrjes së LDK-së në seancë. Kjo seancë nga ne duhet të shihet që kryeministri dëshiron ta fshehë rolin e tij prapa Kuvendit, pra ta pjesëtojë përgjegjësinë e tij karshi këtij procesi të rëndë me Kuvendin e Republikës, që dallon nga angazhimet e tjera politike dhe proceset që Kosova ka pasur deri tash”.
Haziri ka deklaruar se Kurti po do që ta largojë përgjegjësinë e këtij vendimi nga vetja dhe ta ndajë atë me Kuvendin.
“Nesër ka të bëjë me pjesëtim të përgjegjësisë – nesër kryeministri [Albin Kurti] e ndan përgjegjësinë me Kuvendin. Do t’ia atribuojë përgjegjësinë Kuvendit, duke e larguar nga vetja, edhepse me rol kushtetues kryeministri ka të drejtë të sjellë vendim dhe në një mekanizëm politik t’i njoftojë partitë pjesëmarrëse në Kuvend, shoqërinë civile dhe popullin e Kosovës për këtë vendim. Me vetë faktin që i atribuohet Kuvendit, ai është i interesuar që me partitë politike pjesëmarrëse në Kuvend ta ndajë përgjegjësinë për vendimin e tij për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë”.
Ai, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se kryeministri Albin Kurti i ka numrat por nuk e ka guximin që të përballet me këtë proces politik, të cilin e ka cilësuar si të rëndë.“Kryeministri i Kosovës [Albin Kurti] e ka mazhorancën politike, por nuk e ka guximin politik me shty procesin përpara, ashtu siç janë dakorduar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe presidenten Vjosa Osmani. Ndihen të pamjaftueshëm dhe të vegjël karshi këtij vendimi. Natyrisht që opozita, duke përfshirë edhe liderin e opozitës, Lumir Abdixhiku, ka nënvizuar nevojën që për procese të rënda të ndërtohet një konsensus dhe Kuvendi i Republikës të ketë fjalën e vet. Roli i opozitës duhet të jetë në Kuvend dhe ne nuk kemi opsion tjetër përpos Kuvendit, që është organi më i lartë i shtetit, aty ku duhet të diskutohen vendimet e rënda dhe ku duhet të diskutohet, debatohet dhe shfrytëzohen të gjitha mjetet politike dhe të shoshitet vendimi final, në mënyrë që të mos lejohet që Kosova të vazhdojë me status-quo karshi një procesi gjithëpërfshirës, i cili ka nevojë që Kosova ta dinamizojë dhe kjo dinamikë e re çon drejt një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse, që është edhe qëllimi kryesor”.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik