Kreu i komunës së Gjilanit,Lutfi Haziri thotë se numri total i të prekurve nga Covid-19 në këtë komunë deri më sot ka arritur ne 340, ndërsa ai i të shëruarve në 218.
Sipas tij, komuna e Gjilanit është në pritje të rezultateve për 84 mostra, të cilat janë testuar sot.
“Dita134. Gjilani është në pritje të rezultateve për 84 mostra, të cilët e kanë bërë testin e #COVID19. Numri total i të prekurve është 340, 218 janë shëruar plotësisht, 115 janë raste aktive dhe fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ai, po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë dy persona, por që nuk kanë qenë të prekur nga ky virus.
“Ndërkohë, në këto orë të vona e kemi marrë lajmin për vdekjen e 2 pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por që kanë dalë negativë në test për COVID19. Pra, nuk bëhet fjalë për vdekje si pasojë e virusit. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka njoftuar ai./arbresh.info
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...
Pa fitues mbyllet mes Milanit e Juventusit, disa minuta edhe...
Për herë të tretë rresht Kastrioti fitues i Kupës së Kosovës...