“Jo 19 por 20 vota ia japim, por duhet të jemi realistë”.
Kështu i është përgjigjur në Rubikon nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.
Kujtojmë se para disa javësh, Memli Krasniqi deklaroi se nëse LDK-ja ia bënë votat, të tjerat i siguron vetë ai, duke iu referuar mundësisë së krijimit të shumicës parlamentare nga partitë e ish-opozitës.
Por sipas Hazirit, duhet të sillen me racionalitet sepse edhe me 20 votat e tyre është e pamjaftueshme.
“Nuk ka vullnet për bashkëpunim për të dalë nga kjo situatë nga partia e parë. Të tjerët janë të pa mjaftueshëm me ba në emër të partisë së parë. Jo 19, po 20 vota [Memli Krasniqit] se nuk duhet me nda vullnetin e një deputetit që e ka votën kundër për diçka, ne duhet të llogarisim në të gjithë”, tha Haziri.
“Më së vështiri është me qenë racional në këtë kohë, në jetë e politikën tonë. Nuk ka të bëjë krejt me racionalitet, këtu është edhe dëshira politike. Pritjet që partia e dytë me marrë mandatin prej presidentit për me kriju shumicën është e natyrshme, por jo e domosdoshme. Pra, presidentja mundet t`ia japë mandatin kujtdo që e formon shumicën, partisë së dytë, tretë. Nuk e jep sy mbyllur mandatin por kush e dëshmon që e ka shumicën”, tha Haziri.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...