Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme, është hap i rëndësishëm “për të parandaluar pasoja që mund të dëmtonin funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit”
Haxhiu ka thënë se në këtë periudhë për shkak të masës së vendosur nga Gjykata, aktiviteti i Kuvendit mbetet i kufizuar.
“Presim që brenda afatit të paralajmëruar Gjykata Kushtetuese të japë një vendim përfundimtar që do të mbrojë Kushtetutën, rendin demokratik dhe funksionimin e rregullt të institucioneve të Republikës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se “vendimmarrja për institucionet nuk mund të jetë rezultat i veprimeve të njëanshme, por duhet të respektojë parimet e përfaqësimit demokratik”.
Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme është në fuqi nga sot deri më 31 mars.
Sipas vendimit, Presidentes dhe Kuvendit të Kosovës u ndalohet çdo veprim deri kur kjo masë do të jetë në fuqi./Reporteri.net
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...