Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se drejtuesit e Qeverisë së Kosovës janë të pamoralshëm dhe sipas saj vendimi për rritje të pagës është vepër penale.
Haxhiu në ‘DPT të Fidani’ ka thënë se rritja e pagave do t’i kushtojë buxhetit të shteti mbi 7 milionë euro.
“ Këto pare nuk kanë ku ti marrin. Ato nuk janë të parapara as në buxhet. Këto do të merren nga ndonjë investim i paraparë, nga ndonjë shkollë, çerdhe apo dikund tjetër”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka pagën më të madhe ne rajon, dhe sipas saj, kjo tregon se pushtetarët e Kosovës mendojnë vetëm për vete.
“ Çdo qeveri e rajonit e ka te rregulluar çështjen e pagave me ligj. Tek ne kjo nuk po ndodh, dhe pagat po rriten me vendime te qeverisë”.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri