Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim udhëheqësen e strehimores së grave në Artanë, Vesna Soiq, aktivisten për të drejtat e grave, Nevenka Rikallo dhe Adelina Berishën nga Rrjeti i Grave.
Haxhiu tha se qëllimi i këtij takimi ishte informimi nga afër mbi punën e strehimores dhe adresimin e sfidave në shërbimet e strehimit.
“Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit, u dakorduam që sfidat t’i adresojmë përmes takimeve të përbashkëta me institucionet përgjegjëse dhe për shërbime më të mira për të gjitha viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, shkroi Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...