Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me reformën në drejtësi, dhunën në familje, krimet e luftës, fuqizimin e profesioneve të lira dhe shërbimet sociale dhe familjare.
Në këtë takim, Haxhiu me theks të veçantë foli për vazhdimin e punës pas publikimit të Aktgjykimit të plotë lidhur me Vetingun, reformën në sistemin prokurorial, plotësim ndryshimin e Kodit Civil, digjitalizimin për Provimin e Noterisë dhe Jurisprudencës, zbatimin e Strategjisë kundër Dhunës dhe rregullimin e fuqizimin e mekanizmave si: QPS-të, Strehimoret, OJQ-të e licencuara që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, përcjell Arbresh.info.
Ministrja Haxhiu falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për punën e tyre dhe premtoi transparencë dhe vazhdimësi të bashkëpunim në hartimin e politikave të Ministrisë së Drejtësisë./Arbresh.info/
E kryer/ Barcelona arrin marrëveshje me Joan Garcían
Kevin de Bruyne një hap larg finalizimit të marrëveshjes me ...
Familjarët njoftojnë për vdekjen e vajzës kosovare në sulmin...
Edi Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Bukoshit: Is...
FSK-ja për here të pare pjesë e ushtrimit “Shpata e artë 202...
Chelsea nuk heq dorë nga Gittens, e dëshiron me çdo kusht pë...