Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin me KNKK, me theks në intensifikimin e punës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force, shkruan Arbresh.info.
Ministrja Haxhiu shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin me Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe ndihmën e dhënë për ngritjen e kapaciteteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Gjatë takimit përfaqësuesit e KNKK këmbyen informata për çështjen e personave të zhdukur me forcë.
Temë e diskutimit ishte gjithashtu intensifikimi i punës në sigurimin e qasjes në arkiva, ku u theksua nevoja e sigurimit të informatave dhe qasjes në arkivat jashtë Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë ritheksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me forcë dhe vazhdimin e bashkëpunimit tutje me KNKK./Arbresh.info/
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...