Në kuadër të aktiviteteve ditore të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves kanë mbajtur konferencë për media.
Në fjalën e saj, Haxhiu, ka thënë se fushata në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, ka treguar sukses, dhe për këtë, ajo ka falënderuar Ambasadën e Britanisë së Madhe për mbështetjen
Ministrja Haxhiu theksoi se qëllimi është edukimi i publikut mbi raportimin e dhunës.
“Me mbështetjen e ambasadës britanike, ne kemi arritur që ta ngremë një fushatë që frymëzon veprim. Sot dhe çdo ditë tjetër mund të ndërhyjmë kur ka situata të papërshtatshme. Kjo fushatë ka adresuar disa raste kyçe. Edukimin e publikut mbi raportimin e dhunës, partneriteti ndërmjet MD dhe Qeverisë britanike, ku ka sjellë në Kosovë praktikat e Britanisë së Madhe lidhur me këtë çështje”, u shpreh ajo./Arbresh.info/
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë