Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur në konferencë për media lidhur me thirrjen e Prokurorisë Speciale për kryeministrin Albin Kurti.
Haxhiu tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik.
“Sistemi i drejtësisë në Kosovë kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik, por më duhet me thanë që kurrë ma politik nuk ka qenë sistemi i drejtësisë. Duke qenë që nuk kanë mund të na ndalin me veprime në kuvend, opozita, ose dikush nga analistët politik në studiot televizive, kanë zgjedhur me prokurorinë speciale, por nuk mund të na ndalin”, tha Haxhiu.
Ministrja tha se pavarësisht përpjekjeve të tyre për të na dëmtuar, për të na frikësuar nuk kanë arritur që të na ndalin.
“Mbështetja për qeverinë tonë është shumë e madhe kjo është dëshmia e qartë që ne duhet të vazhdojmë suksesshëm që t’i adresojmë të gjitha zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve në qeverinë Kurti 3”, theksoi Haxhiu./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ministrja e Drejtësisë: Kryeministri Kurti nuk ka refuzuar asnjëherë të jap dëshminë e tij
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...