Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vlerëson se si Qeveri e Ministri kanë bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes sociale.
Kështu tha ajo pas një takimi me përfaqësueset e strehimore, që ka thënë se janë adresa kryesore për ofrimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes për të mbijetuarat e dhunës në familje, shkruan Arbresh.info.
“Kemi miratuar ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe kemi rritur fondin për shërbime në 1.8 milionë euro për vitin 2024, prej të cilave rreth 900 mijë janë dedikuar vetëm për shërbimet që ofrojnë strehimoret. Kjo është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë institucional për t’i vendosur shërbimet sociale dhe familjare në vendin që meritojnë”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi e veçantë të bashkohemi sot në një koktej të përbashkët me përfaqësueset e strehimoreve, e që janë adresa kryesore për ofrimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes për të mbijetuarat e dhunës në familje.
Në këtë takim të përzemërt theksova nevojën për përkushtim të pandërprerë që askush nga fëmijët dhe viktimat e dhunës mos të mbetet pa mbështetje dhe kujdes të duhur.
Paralelisht me angazhimin e tyre të çmuar, si Qeveri dhe Ministri kemi bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes sociale. Kemi miratuar ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe kemi rritur fondin për shërbime në 1.8 milionë euro për vitin 2024, prej të cilave rreth 900 mijë janë dedikuar vetëm për shërbimet që ofrojnë strehimoret. Kjo është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë institucional për t’i vendosur shërbimet sociale dhe familjare në vendin që meritojnë./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...