Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu pasi nuk mori votat e mjaftueshme për këtë post, tha se propozimi për Donika Gërvalla u bë pasi ajo është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, përcjell Reporteri.net.
Sipas Haxhiut, Gërvalla është person i rëndësishëm dhe se si VV kanë menduar se ky propozim do të kalojë.
Haxhiu shton se opozita nuk ndryshoi qëndrim dhe se sipas saj do të ndëshkohen në zgjedhjet e jashtëzakonshme kurdo që të ndodhin ato.
“Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam vetëm rastësisht. Donika Gërvalla së pari është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe besoj që kjo duhet të këtë rëndësi për të gjithë, sepse janë votat e qytetarëve që kanë përcaktuar këtë rezultat. Është zëvendëskryeministre, është person jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse me Donikën ne kemi pasur një partneritet të shkëlqyer, një bashkëpunim tepër të mirë. Për ne kjo ka shumë rëndësi, siç e kanë përmendur edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes ne menduam se do të kalojë ky propozim. Mirëpo, ja që opozita nuk dëshiron që të ndryshojë qëndrimin. Besoj që kurdo që ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrin goditjen e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.
Sipas deputetes së VV-së, me sot u konfirmua se problem s’ka qenë emri i saj, por vetë VV-ja.
“Besoj që sot jeni bindur që nuk ka qenë problem emri im. Problemi është me VV-në, pra opozita bashkë me Listën Serbe, sepse sot edhe një herë u dëshmua që PDK, LDK, AAK, Lista Serbe janë bashkë. Pra ata në vazhdimësi kanë qenë bashkë dhe sot u dëshmua që janë bashkë”, shtoi Haxhiu./Arbresh.info/
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...