Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo parti nuk ka qenë asnjëherë më e fuqishme dhe më e angazhuar se sa tani.
Haxhiu në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qytetarët asnjëherë më shumë nuk kanë qenë entuziastë dhe sipas saj po e presin me padurim fitoren e Lëvizjes, e që do të jetë fitore e popullit dhe Republikës.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Lëvizja VETËVENDOSJE!, asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme dhe më e organizuar se tani. Janë dashur vite angazhim, punë e mobilizim për të arritur deri këtu.
Të gjitha subjektet politike, kanë pasur rastin të qeverisin me vendin. Ne jemi dëshmitarë të mendësisë së mbrapsht të qeverisjes prandaj qytetarët asnjëherë më shumë nuk kanë qenë entuziastë dhe po e presin me padurim fitoren e Lëvizjes, e që do të jetë fitore e popullit dhe Republikës.
Kosova asnjëherë si ka pasur punët më keq, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka edhe programin por edhe kandidatin e duhur që e kthen shpresën, besimin e zhvillimin.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari