Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, si dhe aktualiteti në vend, me theks të veçantë Kuvendi.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit.
“Kryetarja Haxhiu gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës. Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale