Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe për zhvillet aktuale në Kosovë.
Gjatë takimit, Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës veçanërisht në faza të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ajo theksoi gjithashtu progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave kyçe.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren për zgjedhjen në detyrë dhe për efikasitetin e treguar në funksionalizimin e Kuvendit, përfshirë procedimin dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...