Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deklaroi se në mungesë të Listës Serbe, nuk ishin të pranishëm as PDK e LDK.
“Dolëm nga takimi për faktin se s’kishte kuorum. Në këtë takim s’ishin dy nënkryetarët, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Ata nuk ishin të pranishëm, dhe unë jam e bindur që po të ishte Lista Serbe, ata do të ishin këtu, por që pa Listën Serbe ata nuk ishin të pranishëm”, tha Haxhiu.
Ajo vlerësoi se situata aktuale nuk është ideale, por do të ishte ndryshe nëse Nenad Rashiq do të kishte marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar.
“Situata në të cilën jemi nuk është ideale. Ideale do të ishte nëse Kuvendi do të arrinte që ta zgjidhte nënkryetarin Nenad Rashiq dhe po të merrte pjesë opozita, mendoj që Rashiq do të ishte zgjedhur si anëtarë i Kryesisë së Kuvendit, por kjo nuk ndodhi fatkeqësisht. Ne nuk i gjetëm as pesë deputetë a sa na nevojiteshin, pasi votat që i ka pasur kanë qenë 56 për ta bërë anëtarë të kryesisë së Kuvendit”, pohoi Haxhiu./Arbresh.info
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...