Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq më 23 prill në moshën 89-vjeçare.
Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se Qosja ishte zë i qartë kundër shtypjes, padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohimin e identitetit kombëtar.
“Sot në këtë seancë përkujtimore, Kuvendi i Republikës së Kosovës nderon akademik Rexhep Qosjen, si njëri ndër njerëzit që shndërroi kulturën shqiptare në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dh e përgjegjësi historike. Rexhep Qosja jetoi dhe veproi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën e tyre politike. Në atë kohë, ai u përgjigj me vepra”, tha ushtruesja e detyrës së presidentes.
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës