Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në kohën e qeverisjes së PDK-së duke shtuar se kur ishte në krye ish-presidenti Hashim Thaqi janë amnistuar madje edhe shfajësuar krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Dhe më pas ajo e lëshoi një audio, ku dëgjohet ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuci, ku fliste për krimet gjatë luftës së fundit mes Kosovë dhe Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Është e papranueshme të mos njihet kontributi i qeverisë për adresimin e krimeve të luftës, pasi nga qeveritë e kaluara ka pasur përpjekje, kur janë udhëhequr nga PDK-ja që të amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, tha Haxhiu.
“Me qenë pozitiv për krime lufte se kisha dënuar asnjë njeri, amnisti kisha bë bile edhe për palën tjetër pasi çmimi më i madh për mua është liria dhe pavarësia. Ka pasur amnistime të tilla në botë”, thotë Kuçi në audion e lëshuar nga Haxhiu në Kuvend.
Tutje ministrja e Drejtësisë tha se të njëjtën qasje e ka ndjekur edhe Hashim Thaçi gjatë dialogut me Serbinë.
“Pra, Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë flet për amnistimin e krimeve të luftës. Këtë qasje e ka ndjekë Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Këtë qasje e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi sa e ka udhëhequr dialogun me Serbinë”, tha ajo.
Ajo tha se me miratimin e deklaratës për personat e zhdukur, në takimin e ditës së martë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas saj për herë të parë çështja e personave të zhdukur po trajtohet me prioritet.
“Nënshkrimi i deklaratës për të zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë. Për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të japë informacione për varrezat masive ku ende i mban qytetarët tanë”, tha ajo.
Në fund ajo tha se më atë deklaratë, Serbia pranon të gjitha krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit./Arbresh.info/
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...