Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha sot se paralajmërimi i kryeministrit Ramush Haradinaj pë shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve special.
Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sipas informacioneve që ka kallëzimin penal që e kanë deponuar për vendimin e Qeverisë Haradinaj për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e deputetes Haxhiu:
“Sipas i informacioneve që i kemi, kallëzimin penal që e kemi deponuar për vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj, për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Paralajmërimi i Haradinajt, për shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve special.
Për ta dëshmuar të kundërtën prokuroria duhet të veproj menjëherë karshi shkeljes penale të Kryeministrit dhe ministrave që e kanë votuar atë vendim të paligjshëm”, shkrua Haxhiu.
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...