Gjatë seancës plenare të Kuvendin të Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk kanë qenë pjesë e IML-së mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit.
Sipas Haxhiut, Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka të drejtë të mbajë gjëra të tilla, teksa shton se familjarët e Adem Jasharit dhe Isa Boletinit ia kanë dhuruar njërit prej mjekëve ligjor.
“Sa i përket mustaqeve dhe gishtit të Isa Boletinit, nuk kanë qenë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë në vitin 2000, familjet dhe Jashari ja kanë dhënë njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore. Pra, familjet ja kanë dhënë atij dhe personi i ka mbajtur në zyre, po ta dija unë mendoj që do të duhej që ato t’i mbante shteti. Unë s’kam pasur informacione që kanë qenë në zyrën e njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore”, ka deklaruar Haxhiu./Arbresh.info
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi