Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka takuar sot përfaqësuesit e Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësimin e Integruar (“CSSP”) në qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit për avancim të mëtutjeshëm të ndërmjetësimit.
Ky i fundit, është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë, ku gjatë takimit, Haxhiu i shpalosi aktivitetet e planifikuara lidhur me ndërmjetësimin, ku u referua, ndërmjet tjerash, edhe në hartimin e Rregullores për Vetë-inicim të rasteve, trajnimeve të vazhdueshme dhe profilizimin e ndërmjetësuesve, digjitalizimin e databazës si dhe kampanjave vetëdijësuese.
Ministrja Haxhiu i falënderoi përfaqësuesit e CSSP-së për bashkëpunim korrekt dhe të vazhdueshëm në këtë fushë. /arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur