Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj Avokatit të Popullit, duke e akuzuar këtë institucion për qëndrim të padrejtë dhe selektiv pas reagimit të tij lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe.
Haxhiu thotë se Avokati i Popullit “duhet ta përfaqësojë më drejtë emrin që mban”, ndërsa e quan të pakuptimtë dhe të padrejtë shqetësimin e këtij institucioni për një subjekt politik që, sipas saj, sfidon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Ajo përmend se Lista Serbe “nuk e njeh Kosovën, e ka pasur nënkryetar kryekriminelin Radojçiq dhe jo vetëm që nuk është distancuar nga akti terrorist në Banjskë, por ka mbajtur tre ditë zie për terroristët e vrarë aty”, duke pyetur se si është e mundur që Avokati i Popullit “shprehet i shqetësuar me kaq lehtësi” për një subjekt të tillë.
Sipas Haxhiut, situata bëhet “edhe më e rëndë” për faktin se Avokati i Popullit nuk ka ngritur asnjë shqetësim për vendimet dhe tendencat që, siç thotë ajo, po e vështirësojnë votimin e mërgatës.
Ajo thekson se Institucioni i Avokatit të Popullit “nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta”, duke rikujtuar se vendimi i KQZ-së “nuk është kundër subjekteve serbe dhe as qytetarëve serb, sepse tashmë KQZ ka certifikuar disa subjekte serbe”. Sipas saj, arsyet për moscertifikimin e Listës Serbe “janë të njohura dhe të justifikuara”.
Mes të tjerash Haxhiu thotë se “ky lloj selektiviteti bie ndesh me parimet e transparencës dhe paanshmërisë që IAP duhet t’i mbrojë”./Arbresh.info
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...