Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ka komentuar refuzimin e opozitës për të dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e Listës Serbe.
Sipas saj, është e paarsyeshme që për interes te vendit dhe të funksionimit të institucioneve të Kosovës, opozita te mos e sheh te arsyeshme një veprim të tillë, shkruan Arbresh.info
Ndër të tjera, Haxhiu përmendi edhe lëndët që opozita i dërgoi në Kushtetuese e që kanë të bëjnë sipas saj, me reformat kryesisht në Ministrinë e Drejtësisë.
“Më vjen shumë keq për faktin se më zell dërgonin komente kundrejt reformave që ne i adresonim, e këtë rast nuk e paskan parë të arsyeshme. Në këtë rast kur ka qenë tepër e rëndësishme që të jemi bashkë që të bllokojmë Listën Serbe, që të mos i lejojmë të drejtë të vetos, që të mos e bllokoj Lista Serbe shtetin e Kosovës, këtë nuk e paskan pasur të rëndësishme.
Sipas ish-ministres së Drejtësisë, veprimet e opozitës tregojnë hapur që janë në linjë me Listën Serbe./Arbresh.info
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë