Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu, në ditën nderkombëtare kundër kancerit ka shprehur shqetësimin e tij me situatën në të cilën ndodhet Klinika e Onkologjisë, duke u nisur nga mungesa e barnave nga lista esenciale për trajtimin e kancerit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se dita botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjen pa drejtor të Onkologjisë, kjo pasi që drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji sipas tij mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale për trajtim të kancerit.
“Në vitin 2022 në SHSKUK nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet”, ka shkruar tutje Haxhiu.
Deputeti ka krahasuar menaxhimin aktual të Klinikës së Onkologjisë me kohën e pandemisë COVID-19, duke vlerësuar se Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve gjatë pandemisë kurse sot është për keqardhje se si ka degraduar.
Kujtojmë se sot në botë është shënuar dita kundër kancerit, sëmundje kjo nga e cila sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. /arbresh.info/
Olta dhe Kiara shkojnë “kokë më kokë” në televotim
Kryeministri i Japonisë viziton Ukrainën, ofron mbështetje
Caktohen oraret e ndeshjeve të gjysmëfinaleve dhe finales në...
Kiara surprizohet nga vëllai i saj/Çfarë mendon ai për Luizi...
Londra do t’i dërgojë Ukrainës predha me uranium, Rusia: Do ...
Pacolli takohet me Halil Kastratin, planifikojnë aksione hum...